Policia Italiane ka arrestuar një 42-vjeçar pasi u kap me një sasi prej 7.5 kg kokainë.
Sipas verefikimeve që policia bëri shqiptari rezulton se kjo kapje nga policia ishte shkelja e parë e ligjit, pra nuk kishte akuza për vepra penale të mëparshme.
Një patrullë policie e pikasi shqiptarin teksa lëvizte me makinë dhe kuptuan shenja padurimi dhe nervozizmi të pamotivuar dhe të pazakontë.
Nga kontrolli i kryer brenda makinës u gjetën 7 pako me lënde narkotike me peshë totale 7.5 kg e cila nga analizat e kryera në Kabinetin Rajonal të Policisë Shkencore rezultoi se ishte kokainë.
Substanca u sekuestrua së bashku me makinën e përdorur nga autori dhe një shumë prej 420 euro, të supozuara të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.