U kap me 7.5 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Policia Italiane ka arrestuar një 42-vjeçar pasi u kap me një sasi prej 7.5 kg kokainë.

Sipas verefikimeve që policia bëri shqiptari rezulton se kjo kapje nga policia ishte shkelja e parë e ligjit, pra nuk kishte akuza për vepra  penale të mëparshme.

Një patrullë policie e pikasi shqiptarin teksa lëvizte me makinë dhe kuptuan shenja padurimi dhe nervozizmi të pamotivuar dhe të pazakontë.

Nga kontrolli i kryer brenda makinës u gjetën 7 pako me lënde narkotike me peshë totale 7.5 kg e cila nga analizat e kryera në Kabinetin Rajonal të Policisë Shkencore rezultoi se ishte kokainë.

Substanca u sekuestrua së bashku me makinën e përdorur nga autori dhe një shumë prej 420 euro, të supozuara të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *