Në arrati prej dy muajsh, arrestohet emigranti shqiptar i akuzohuar për vrasjen e 39-vjeçarit në Greqi

I akuzuari për vrasjen me armë zjarri të një 39-vjeçari në Athinë ra në prangat e policisë pas dy muajsh arrati.

Sipas mediave greke vrasja e 39-vjeçarit ka ndodhur më 31 korrik të këtij viti në mes të rrugës në zonën e  Agia Varvara, Athinë.

U bë me dije se kapja e autorit u bë në zonën e Hajdarit.

Bashkë me autorin i cili u arrestua ishin një bashkatdhetar, i cili u arrestua gjithashtu nga policia greke.

Sipas policisë shqiptari i arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit në Agia Varvara ka tentuar gjithashtu të ekzekutojë edhe një tjetër grek në zonën e Agios Pavlos në qendër të Athinës.

Autori dhe viktima kishin pasur një debat të fortë brenda në një shtëpi. Më pas ata dolën jashtë dhe pikërisht atëherë emigranti shqiptari  nxori armën dhe hapi zjarr ndaj 39-vjeçarit.

Burime policore dyshojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me mosmarrëveshjet qe dy personat kishin për drogën, pasi dyshohet të kenë qenë të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *