Ëndërronte sikur shëtiste mbi ujë nëna 30- vjeçare mbytë fëmijët në det

Një nënë 30-vjeçare e njohur si Erin Merdy u arrestua sepse dyshohet për  vrasjen e fëmijëve të saj u gjetën të vdekur në bregun e Coney Island në Brooklyn.

M bi nënën 30- vjeçare rëndojnë  tre akuza për vrasje të shkallës së dytë, tre për indiferencë morale ndaj jetës njerëzore dhe tre për vdekjen e tre të miturve nën moshën 11 vjeç.

Vdekja e fëmijëve u bë e ditur nga spital pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i dhënë ndihmën e parë.

Në orën 2  të mëngjesit të së hënës, policia mori një telefonatë shqetësuese nga një familjar i gruas, i cili tha se fëmijët ishin në rrezik. 90 minuta më vonë, ata gjetën Merdy të lagur qull dhe këmbëzbathur, pa fëmijët e saj, në plazhin Brighton, përbri Coney Island.

Erin Merdy nuk ka historik penal, çrregullimi emocional,  abuzimi apo neglizhence ndaj fëmijëve. Megjithatë, ajo ka qenë e përfshirë në incidente ngacmimi që kanë shkuar deri në agresive, për të cilat nuk është akuzuar.

Njoftimi i autoriteteve:

Fëmijët vdiqën për shkak të mbytjes ditën e hënë dhe vdekjet e tyre janë shpallur vrasje. Të afërmit lajmëruan policinë pasi Merdy u kishte thënë se “fëmijët kanë ikur”. Kur u mor në pyetje nga hetuesia,  Merdy iu tha se “kishte ëndërruar sikur shëtiste fëmijët mbi ujë. Në orën 4:30, oficerët gjetën 3 fëmijët e pajetë, djali 7 vjeç, vajza 4 dhe e sapolindura, 3 muajshe e gjysmë. Nëna i është nënshtruar një vlerësimi psikologjik për gjendjen mendore. Autoritetet po ekzaminojnë nëse depresioni pas-lindjes ka qenë një faktor për vrasjet.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *