Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II solli ndryshime të mëdha në trashëgiminë e pasardhësve mbretërorë. Tashmë dihet që Princ Harry dhe Meghan Markle hoqën dorë nga të drejtat mbretërore duke u shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kohët e fundit është përfolur gjatë mbi titujt që do të marrin fëmijët e tyre.
Sipas një dekreti të vitit 1917 nga Mbreti George V, Archie dhe Lilibet teknikisht fëmijët e Princ Harry-t dhe Meghan Markle morën titullin “princ” dhe “princeshë”, për shkak se janë nipër të monarkut aktual në fronin e familjes mbretërore britanike. Mirëpo, edhe pse Mbreti Charles III është gjyshi i fëmijëve të Princ Harry-t, të vegjlit sërish nuk do të munden të marrin titullin HRH.
Kjo situatë duket se i ka shqetësuar shumë Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it, të cilët janë shfaqur të frustruar ndaj Mbretit Charles. Sipas një burimi për “The Sun”, Meghan Markle dhe Princ Harry janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre tani që kanë titullin “princ” dhe “princeshë”.
Mirëpo asgjë nuk mund të bëhet. Marrëveshja qëndron marrëveshje. Archie dhe Lilibet nuk mund të marrin titullin HRH, pasi prindërit e tyre nuk gëzojnë detyra mbretërore. Kujtojmë që Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta javën e kaluar më 8 shtator, duke bërë që si pasardhës i saj në fron të kalonte Charles III.