Emri/ Në kërkim për drogë, kapet 31-vjeçari në Elbasan

Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi rezultonte në kërkim për drogë.

Shtetasi Ledion Balla është dënuar më herët me burg, ku për pasojë ishte shpallur në kërkim që prej 2021-ishit.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në DVPElbasan, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, për vendndodhjen e një personi në kërkim, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

  1. B., 31 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël, Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në muajin qershor të vitit 2021, gjatë kontrollit të  territorit, në pyllin e fshatit Krrabë e Vogël, Elbasan, shërbimet e Policisë gjetën fidanë narkotikë cannabis sativa, të cilët dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi L. B., në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, nga të cilët 3 u arrestuan në flagrancë dhe 1 u shpall në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *