Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Burimë për median bëjnë me dije, se mes të dëmtuarëve është edhe një 14-vjeçar.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë të plagosurit janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:35, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq.
Në këtë aksident janë përfshirë mjeti tip furgon “Sprinter”, me drejtues B. H., me mjetin tip “Volkswagen”, me targa greke, me drejtues A. M.
Për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerët e mjetit tip “Volksëagen”, Gj. M., rreth 20 vjeç; A. M. rreth 14 vjeç dhe shtetasja M. M., rreth 48 vjeçe, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.