Tërhiqet legjenda e tenisit Roger Federer, ‘pronari’ 20 Grand Slameve…

Legjenda e tenisit, Roger Federer, ka njoftuar se do të tërhiqet nga sporti në moshën 41-vjeçare. Ai ka konfirmuar se turneu i fundit i karrierës së tij të shkëlqyer do të jetë ‘Laver Cup’ në Londër, i planifikuar të mbahet fundjavën e ardhshme.

Mjeshtri zviceran, i cili fitoi gjithsej 20 Grand Slam, del i jep lamtumirën karrierës së tij sportive, si një nga më të mëdhenjtë që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë.

“Për familjen time të tenisit dhe më gjerë, nga të gjitha dhuratat që më ka dhënë tenisi ndër vite, më e madhja, pa dyshim, kanë qenë njerëzit që kam takuar gjatë rrugës: miqtë e mi, konkurrentët e mi dhe mbi të gjitha, tifozët që i japin jetën sportit”, tha Federer.

“Sot dua të ndaj me të gjithë ju disa lajme. Siç e dini shumë prej jush, tre vitet e fundit më kanë paraqitur sfida në formën e lëndimeve dhe operacioneve. Kam punuar shumë për t’u kthyer në formë të plotë konkurruese. Por unë gjithashtu i di kapacitetet dhe kufijtë e trupit tim dhe mesazhi i tij për mua kohët e fundit ka qenë i qartë.”

Tërhiqet legjenda e tenisit Roger Federer, ‘pronari’ 20 Grand

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *