Shisni heroinë dhe kokainë, arrestohet dy shqiptarët në Francë

Policia franceze e Chambery ka arrestuar në flagrancë tre shpërndarës droge mbrëmjen e së hënës. Tre të rinjtë, shtetas shqiptarë, shisnin heroinë dhe kokainë në Chambéry, veçanërisht në një pikë shitje në Parc de Buisson Rond.

Policia kishte disa javë që i mbante në vëzhgim dhe kishte ngritur një grup. Gjatë arrestimeve dhe kontrolleve që pasuan, hetuesit sekuestruan rreth 300 gramë heroinë dhe 20 gramë kokainë si dhe një sasi të madhe parash. Në përfundim të ndalimit policor, tre të rinjtë, të gjithë të lindur në vitin 2001, u dërguan në prokurorinë e Chambéry të mërkurën, më 14 shtator. Ata pritet të gjykohen në një procedim të menjëhershëm të paraqitjes të enjten.

Sipas medias franceze, trafiku i heroinës i ngritur nga rrjetet shqiptare është një plagë në Savoie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *