Juventusi tenton të shikojë përpara pas humbjes përvëluese të mbrëmshme në Champions League nga Benfica.
Një disfatë që komplikon shumë kualifikimin për në 1/16-ën, e cila ka qenë gjithmonë një objektiv minimal për bardhezinjtë në fillim të sezonit.
Zonja tani ka detyrimin të shikojë përpara, para së gjithash duhet të fitojë ndeshjen kundër Monzës,të dielën në orën 15; së dyti, bardhezinjtë tashmë po mendojnë për përforcime të mundshme, të cilat mund të mbërrijnë që në janar.
El Nacional, gazeta venezueliane, foli për ardhjen e mundshme të Alvaro Odriozola në Torino. Mbrojtësi i djathtë, i lindur në vitin 1995 , është gjithnjë e më shumë jashtë rotacioneve të Carlo Ancelottit dhe për këtë arsye Real Madridi do ta largonte me kënaqësi. Los Blancos për kartonin e spanjollit kërkojnë 15-20 milionë euro, një shifër e konsideruar shumë e lartë nga drejtuesit e Juventusit. /abcnews.al/