Transferimi i ka kushtuar arkave të Panathinaikos 1 milion euro. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka një karrierë të fokusuar kryesisht në Kroaci me Lokomotivën, por ka luajtur 4 ndeshje edhe me Laçin.
“Pasi klubet ranë dakord për kushtet e transferimit sot, Enis Çokaj duhet t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor në Athinë nesër në mëngjes dhe të bëhet lojtar i Panathinaikos . Vlera e transferimit është mbi 1,0 milionë euro” – Shkruan Lokomotiva.