FRANCË- 9 persona janë marrë të pandehur, por vetëm njëra është grua. Bëhet fjalë për shqiptaren Enkelejda Zaçe, e cila akuzohet për sulmin e 14 korrikut 2016. Shqiptarja e njohur edhe si Leda rrezikon 10 vite burg pasi akuzohet se ka siguruar armët në sulmin terrorist.
“Unë kurrë nuk kam shitur armë, nuk kam qenë kurrë në këtë organizatë. Gjithmonë kam punuar në Francë. Babai im dhe nëna ime, kanë vdekur më lanë trashëgimni. Doja të bëjë një jetë familjare si të gjithë. Kur ndodhi kjo, humba gjithçka, çdo gjë. Humba gjithçka.”
Sipas mediave të huaja, Zaçe, e lindur në Tiranë 48 vite më parë, nënë e tre fëmijëve po ndiqet penalisht, por vazhdon dhe shpall pafajësinë e saj sa herë merret në pyetje vazhdon të shpallë pafajësinë e saj.
Megjithatë, Ramzi Arefa dhe Artan Henaj, alias Giovanni, vërtetuan se ajo ishte vërtet e pranishme, më 12 korrik 2016, kur u dorëzua pistoleta e përdorur nga vrasësi i Nicës në mbrëmjen e atentatit. Po ashtu, jo ishte aty më 13 korrik për dorëzimin e kallashnikovit, të cilin e kishte pastruar dhe e kishte fshehur në një peshqir.
Në gjyqe, Leda, shfaqet gjithmonë e veshur me të zeza si uniformë, rri me krahë të kryqëzuar dhe nuk sheh njeri më sy. Më 15 qershor 2018, ajo u burgos në qendrën e paraburgimit në Nicë për më shumë se 5 muaj pasi ishte dënuar edhe për një skemë trafiku droge. Por edhe në Itali nuk është e panjohur për shërbimet e policisë pasi hetuesit vërtetuan se ajo ishte e përfshirë në trafikun e klandestinëve.
Përveç saj, Artan Hënaj, banues në Fier dhe Maksim Çelaj, banues në Mallakastër, akuzoheshin se i kishin shitur një pistoletë një personi të tretë, dhe më pas arma kishte rënë në duart e terroristit Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, i cili u ekzekutua gjatë sulmit nga policia franceze. Pistoleta e shitur nga dy kushërinjtë Hënaj, u gjet në kamionin e përdorur nga terroristi, që u mori jetën 86 personave dhe plagosën më shumë se 500 njerëz.
Natën e 14 korrikut 2016 kur festohej dita e Bastijes në Nice, 31-vjeçari Bouhlel i hipur në një kamion arriti të hynte mes turmës dhe të vriste 86 persona.