Një incident në lëvizje, një goditje në kokë pavarësisht kasketës, dy muaj në koma dhe një siguri: kur i afrohesh vdekjes, fundi nuk të krijon frikë. Është ky bilanci i traumës së jetuar nga Luca F., sot 55 vjeç, një inxhinjer nga Milano, që më shumë sesa 25 vjet të shkuara ka eksperimentuar me veten një eksperiment pranë vdekjes. Madje, më shumë sesa një.
“Ndërkohë që isha në koma, më ndodhte të kisha ‘shkrepëtima’ të ndërgjegjes për atë që ishte duke ndodhur rrotull meje. Mbaj mend babanë dhe nënën time që flisnin mes tyre dhe motrës time, që në atë kohë ishte e sapo diplomuar për mjekësi, e cila kërkonte informacione. Më pas, të gjithë kanë pohuar se këto ngjarje kanë ndodhur me të vërtetë. Një ditë megjithatë, ndërkohë që ishin të bashkuar në dhomën time, u ndjeva pezull në ajër, në një kënd. Shikoja veten time në shtrat, të gjithë ata rrotull meje dhe nënën time që qante. Kjo skenë ka ndodhur me të vërtetë: ka qënë një moment veçanërisht i vështirë, mjekët nuk ishin të sigurtë nëse do t’ia dilja. Pak ditë para zgjimit të plotë, u gjenda në fillimin e një tuneli, në fundin e të cilit shkëlqente një dritë e madhe.
Provova një ndjesi paqeje të madhe dhe harmonie, të cilën nuk e provova më pas. Përparoja në tunel drejt dritës, por në një pikë të caktuar u ktheva pas, sikur ai vend nuk ishte ende për mua”.
HALUÇINACIONE DHE REALITET
Për vite të tërë, Luka ka patur turp të tregojë atë që kishte jetuar: “Ka shumë njerëz, që pas këtyre eksperiencave adoptojnë një sjellje mistike dhe flasin për ekzistencën e një bote tjetër. Mjafton të kërkosh paksa në Internet, për të kuptuar se sa këto histori, munden të jenë shfrytëzuar nga persona jo gjithmonë dashamirës. Unë jam një racionalist, për mua duhet të ketë patur një tjetër shpjegim”.
Ajo që Luka përshkruan është një eksperiencë klasike pranë vdekjes, të cilën edhe persona të tjerë që kanë jetuar gjendje kome, ose mungesë ndërgjegje, tregojnë ta kenë provuar; një gjendje mbi të cilën vetëm në vitet e tanishme, neuroshkencat janë pyetur e që më parë janë klasifikuar midis “çudirave”, të raportuara nga individë jo plotësisht në zotërim të aftësive të duhura mendore. Me përparimin e njohjeve shkencore, megjithatë, është zbuluar që jo vetëm nuk ka asgjë mistike e metafizike në këto situata, por ekzistojnë edhe baza shumë të sakta neurologjike, që u shpjegojnë origjinën.
ZOMBIE TE RREME
“Rreth tre amerikanë në njëqind kanë eksperimentuar të paktën njërën prej simptomave që sot, sipas “shkallës së Greysonit”, e krijuar për të matur shkencërisht intensitetin, janë të nevojshme për të vendosur që kemi të bëjmë me një situatë të vërtetë pranë vdekjes”, shpjegon Dean Mobbs, docent psikologjie në Universitetin Kolumbia të Neë Yorkut. “Janë ngjarje më të zakonshme nga të tjerat. Për shembull, 50% e pacientëve, në rizgjim, pohon të ketë provuar ndjesinë sikur kanë qënë pothuajse të vdekur. Në një të katërtën e rasteve, të sëmurët kanë patur një eksperiencë jashtëtrupore, që do të thotë kanë “dalë” nga trupi i tyre, dhe kanë vëzhguar veten dhe ambientin e jashtëm. 31%, nga ana tjetër, thotë kanë kaluar një tunel, në fundin e të cilit dukej një dritë e fortë, dhe 32 % ka “takuar” persona të vdekur”.
Sipas një studimi të publikuar nga Adrian Oëen, një nga ekspertët në botën e komës dhe të ndërgjegjes, në 58 pacientë të cilët kishin jetuar këto eksperienca, pothuaj 30 nuk ishin realisht në pikën e vdekjes: nuk është kështu e nevojshme të jesh me të vërtetë në rrezik, për të provuar ndjesinë që jeta është duke na braktisur. “Ka kushte neurologjike, të cilat munden të japin simptoma të ngjashme me ato të pranëvdekjes, e cila vërteton origjinën biologjike”, vazhdon Mobbs. Për shembull, ka persona të cilët ndihen “të vdekur”, edhe pse nuk janë aspak: jam kësisoj i bindur që hera- herës, duke shmangur sikletin e ndjesisë, që përjetojnë kur u thuhet nga të gjithë që janë të gjallë, ata vriten me të vërtetë shpirtërisht. Shqetësimi quhet sindromi Cotard, me emrin e neurologut francez, që i pari e përshkruan, dhe i detyrohet një dëmtimi të korteksit parietal e parafrontal, që gjendet edhe në gjendjet e komës e që justifikon ngjashmërinë midis simptomave”.
POR SHOH NGA JASHTË
Edhe pse eksperiencat jashtëtrupore kanë një bazë anatomike, që i detyrohet ndryshimit të funksionimit të girusit këndor, një porcion i lobit parietal. Eksperienca të ngjashme, megjithëse më pak intensive, munden të duken madje gjatë fazës REM (Rapid Eye Movement) të gjumit: rreth katër persona në dhjetë thonë se kanë provuar, të paktën njëherë në jetë, ndjesinë e të qënit zgjuar në një trup totalisht të paralizuar, dhe se u është dashur ndonjë minutë, për të rilidhur ndërgjegjen me vetë trupin.
Një neuroshkencëtar zviceran, Olaf Blanke, ia ka dalë të riprodhojë ndjesitë e luhatjeve dhe duplikimit, tipike të eksperiencave pranë vdekjes: ka stimuluar elektrikisht korteksin cerebral të pacientëve epilektikë, gjatë një serie provash rutinë të ndjekura para ndërhyrjeve të neurokirurgjisë. Pak muaj më parë, dy neurologë kanadezë, Andra Smith e Claude Messier, kanë nënshtruar në rezonancë manjetike funksionale, një vajzë 24-vjecare, e cila pohonte të ishte në gjendje të autoinduktonte sipas dëshirës, një eksperiencë jashtëtrupore. Duke e vëzhguar trurin e saj në rezonancë, dy ekspertët kanë demonstruar që aktivizohen të njëjtat zona pothuajse të identifikuara nga studimet mbi subjekte në koma me eksperienca të paravdekjes, duke pohuar kështu origjinën neurologjike të ndjesisë. Studimi ka qënë publikuar në revistën “Frontiers in Human Neuroscience”. Ndjesia e të përshkuarit të tunelit të errët e të takuarit të dritës, ose ajo e të qënit zhytur në një dritë të madhe të zbehtë, është provokuar nga lëshimi i një numri të madh neurotransmetuesish. Kevin Nelson, neuropsikolog i Universitetit të Kentakit, ka hedhur hipotezën që lëshimi masiv i substancave si serotonina, noradrenalina dhe oksitoksina, që ndodh në momente të stresit të rritur për trurin, është në origjinë të këtyre ndjesive dhe ka detyrën të mbrojë neuronet e vëna në rrezik, nga mungesa e oksigjenit. Hipoksia është në fakt gjendja e përbashkët e të gjitha sëmundjeve, që shoqërojnë një eksperiencë të paravdekjes.
ÇIKATRIÇE NË TRU
Megjithatë, si të shpjegohet ndjesia e madhe e paqes dhe e harmonisë, që pothuajse të gjithë pacientët i përmendin? Kësaj pyetjeje ka kërkuar t’i përgjigjet Steven Laureys, drejtor i Qendrës së Komës nga Universiteti i Liegi-t, në Belgjikë, një nga ekspertët më të lartë të komës dhe të ndërgjegjes. “Jam angazhuar me pacientë në koma për vite me radhë, dhe pas zgjimit të tyre, shumë më kanë thënë se kanë përjetuar ndjesi, të cilat u kanë ndryshuar atyre jetën. Doja të kuptoja më shumë, duke parë që për shumë nga ata, ajo ndjesi e paqes është një lloj dhurate, të cilën e mbajnë me vete dhe që i ndihmon në fazat e vështira të rigjallërimit”, shpjegon ai.
Studimi i Laureysit është njëri nga më të mëdhenjtë e kryer ndonjëherë mbi këtë fenomen: janë analizuar kartelat klinike të mbi 190 personave, në koma për arsye nga më të ndryshmet, nga trauma kraniale, tek infarkti kardiak. “Ndjesia e gëzimit ishte e pranishme në pothuajse shumicën e rasteve. Vetëm për dy pacientë (që është 1% e kampionit), kishte të bënte me një eksperiencë negative. Hipoteza jonë është e tillë, që varet nga aktivizimi, i cili i detyrohet mungesës së oksigjenit, i disa zonave që qeverisin emocionet”, thotë Laureys. “Kemi përdorur edhe shkallët që masin intensitetin e eksperiencës së paravdekjes, për të krahasuar atë që ndodh në personat me të vërtetë në rrezik, me ata që janë të pandërgjegjshëm, por në realitet nuk rrezikojnë jetën. Nuk kemi gjetur ndryshime domethënëse, ashtu si tashmë studiuesit e tjerë kanë zbuluar. Kështu që e përjashtojmë që kjo lumturi të jetë e lidhur me vetë vdekjen: është një eksperiencë jete, që varet ekskluzivisht nga truri”.
Tashmë Laureys dhe bashkëpunëtorët e tij duan të bëjnë më shumë. Do të kërkojnë të studiojnë me rezonancë manjetike trurin e personave që kanë kaluar një eksperiencë të paravdekjes. “Duam të zbulojmë nëse është e dukshme ndonjë “çikatriçe”, një dëm i indit cerebral, që ndihmon të japë një bazë anatomike të sigurt të këtyre eksperiencave”. Edhe Luca F. pret rezultatet e kërkimit shkencor, duke marrë në konsideratë, që nuk do të ndryshojë sjellja e tij drejt jetës. “Kam marrë një dhuratë të madhe, megjithatë unë kam dëshirë të shoh: nuk kam më frikë nga vdekja, pasi e di se nuk do të jetë një moment i dhimbshëm, por që do të shkrihem nga gëzimi”