E rëndë në Elbasan, një person humb jetën në llixhat e qytetit

Një ngjarje e rëndë raportohet mëngjesin e sotëm  ku një 34 vjeçar është asfiksuar në ujërat termale të llixhave në Elbasan dhe për pasojë ka humbur jetën. Shtetasit  i identifikuar si Alban Pashollari iu dha ndihma e parë në spital por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Mësohet se Alban Pashollari  ka qenë në shoqërinë e një miku të tij të cilët vendosën të udhëtojnë  nga Tiranë, drejt Elbasanit dhe kur janë afruar pranë llixhave kanë hyrë për tu larë edhe pse vaskat ishin të mbyllura. Burime për median bëjnë me dije  se dy të rinjtë i kanë hapur vetë rubinetat e vaskave për t’i mbushur ato me uji termal.

Fillimisht i riu nga Tirana ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi  i Policisë:
Në fshatin Llixhë, Elbasan, pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja dhune, shtetasi A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *