Zjarri i raportuar ditën e djeshme në zonën e fshatit Dukat të Vlorës mesa duket nuk ka ndaluar dhe përhapja e tij po vijon ndërkohë që mëngjesin e sotëm është raportuar një zjarr edhe në Seman të Fierit.
Mësohet se zjarri është aktivizuar gjatë natës në zonën e Gudullit në Seman të Fierit ku flakët janë pvrhapur në një zonë pyjore e cila përbëhet nga pisha.
Aktualisht në vendngjarje ndodhet dy zjarrfikëse nga Fieri të cilët po tentojnë të vënë nën kontroll flakët deri në shuarjen e tyre por kanë hasur vështirësi për shkak të terrenit.
Ndërkohë ditën e djeshme ka pasur disa vatra zjarri në rrethin e Vlorës, ku në Jonufër zjarrfikësit kanë shuar një tjetër vatër zjarri.
Sipas zjarrfikëseve kjo është dhe periudha ku barinjtë apo dhe personat që kërkojnë të mbijë bari i ri i vendosin zjarrin zonës, por pa menduar pasojat që ai mund të shkaktojë.