Sot në qytetin e Mitrovicës në Kosovë do të organizohet një protestë pas vetvrasjes së 19-vjeçars e cila vendosi t’i japë fund jetës së saj shkak i presioneve dhe kërcënimeve që merrte nga i fejuari.
Nismen për këtë protesttë e morën prindërit e viktimës Betina Ymeri dhe do të zhvillohet para ambjenteve të gjykatës themelore të Mitrovicës nën moton ” Mos t’ndodhë ma”.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi kur natën e 8 shtatorit u marrë një denoncim nga spitali i Mitrovicës për vdekjen e dyshimtë të 19-vjeçares ku pas hetimeve është zbuluar se e reja është shtyrë drejt vetvrasjes nga i fejuari i saj.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se, hetuesit e NJHR-së kanë arrestuar personin L.SH, 19 vjeçar, duke u bazuar në dyshimet se viktima kohët e fundit kishte qenë në presion të vazhdueshëm nga i dyshuari, në këtë rast i fejuari i viktimës.
Njoftimi i Policisë:
Mitrovicë, 08/09 Shtator 2022Me datën 08.09.2022, në orët e mbrëmjes Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ishte dërguar një person e gjinisë femërore pa shenja jete.Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa sipas mjekut kujdestar viktima B.Y e moshës 19 vjeçare ishte pranuar në spital pa shenja jete.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa policia ka filluar me veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, ku në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar disa dëshmitarë kurse rasti me udhëzim të prokurorit ishte cilësuar si ,,Vdekje e dyshuar”.Me datën 09.09.2022, rreth orës 21:40, si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Mitrovicë Jug (NJHR) në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit e NJHR-së kanë arrestuar personin L.SH, 19 vjeçar, duke u bazuar në dyshimet se viktima kohët e fundit kishte qenë në presion të vazhdueshëm nga i dyshuari, në këtë rast i fejuari i viktimës.
Ndaj të dyshuarit në fjalë është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale: ,,Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje”, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë nga ana e hetuesve të NJHR-së në koordinim me prokurorin e shtetit.