Në një postim në Facebook Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes tha se ndihma për fermerët do të vijojë me naftën falas ku vetëm në muajin shtator do të përfitojnë 9 mijë prej tyre duek i premtuar se qeveria do të vazhdojë të ndihmojë fermerët në këtë kohë krize ku sipas tij deri më tani janë shpërndarë karta për 27 mijë fermerë në të gjithë vendin.
Postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me lajmin e mirë se mbështetja vijon për fermerët me naftën FALAS, ku deri më sot janë shpërndarë kartat për 27,000 fermerë dhe brenda shtatorit do mbështeten edhe 9,000 fermerë të tjerë, ju uroj një ditë të mbarë?”