U nisen drejt Shqipërisë me 2 200 tonë naftë kontrabandë, gjykata lë në burg libianët dhe sirianin

Gjykata ka marrë vendimin për masën e sigurisë “arrest me burg” për ekuipazhin e anijes që solli naftë kontrabandë në Shqipëri.

Nën masën e sigurisë “Arrest në burg” janë lënë shtetasit e huaj Zuhair Alkëaifi, Amad Abushala, Muayid Ali Altahir, Badr Teezini, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë

Në anije kishte më pak litra nga sa ishte porositur, teksa dokumentet tregonin të tjera shifra. Ndërkohë, mësohet se kompania pritëse e naftës ishte “Kastrati”.

Njoftimi i Policisë:

Operacioni i koduar “Ring” u finalizua pas hetimit disamujor nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Katër persona janë arrestuar, ndërsa të tjerë (bashkëpunëtorë) janë proceduar në gjendje të lirë.

“Ring” ka vënë në pranga:

A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

, 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë”, informoi sot policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *