“E përjetova shumë keq”, moderatori i njohur flet për diagnostifikimin me diabet

I ftuar në ‘Podcast Lifestyle’ me Gonxhen, ishte prezantuesi zyrtar i këtij edicioni Alaudin Hamiti, i cili na tregoi shumë të pathëna rreth “Big Brother VIP Kosova”. Ai zbuloi pak nga çfarë na pret në këtë rrugëtim televiziv. Gjithashtu, gjatë intervistës Alaudini foli për një prej periudhave më të vështira në jetën e tij, momentin kur prezantuesi gjatë një kontrolli u diagnostifikua me diabet. Ai shprehet se:

“Shkova të bëj një ‘Check-up’ sepse unë kurrë nuk kisha bërë një kontroll. Mjeku më tha se niveli i glukozës në gjak është i lartë, ke diabet. Thashë: Çfarë? Nuk kam pasur asnjë dyshim apo shqetësim më herët. Jo që mu shemb toka por e përjetova shumë keq.”

Ai vijoi duke thënë se: “Më pas shkova në një klinikë tjetër, për ta konfirmuar nëse është e vërtetë, mos ndoshta nuk kanë dalë mirë. Bëra analizat e gjakut dhe më thanë se ka dalë niveli i sheqerit i lartë dhe je tipi 2 i diabetit.”

Moderatori përfundon rrëfimin e historisë së tij duke thënë se kujdeset shumë për ushqimin dhe për shëndetin e tij. “Edhe pse unë vdes për ëmbëlsira, ja lejoj vetes shumë rrallë. Kam rënë në peshë prej asaj kohe dhe kam filluar palestrën”.

Alaudin Hamiti tregon me humor se nuk ka qenë fans i palestrës, por po shfrytëzon diabetin për të rënë në peshë. Ai jep mesazhin se nëse nuk kujdesesh mund të ketë pasoja shumë të rënda më vonë dhe se duhet ta mbash diabetin nën kontroll.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *