Është goditur në Itali në zonën e Bolonjës një grupt kriminal i cili akuzohet për tregtimin e sasive të mëdha të drogës dhe për pastrim parash nga kjo goditje policia ka arrestuar 4 persona.
Sipas mediave italiane i përkasin një grupi kriminal shqiptar, të specializuar për shitjen e kokainës dhe mariuanës. Përveç 4 të arrestuarve për drogë, në pranga ka rënë edhe një grua shqiptare dhe një nga Peruja. Ata akuzohen për pastrim parash.
Një urdhër ndalimi është lëshuar edhe për organizatorin i cili dyshohet se drejtonte çdo gjë nga Shqipëria.
Ai raportohet se është me një dënim prej 11 vite e 6 muaj burg. Në pranga ka rënë krahu i tij i djathtë një 55 vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë hetimeve dhe kontrolleve u sekuestruan 79,000 euro para të gatshme, të fshehura në makinë që drejtohej nga e vetmja grua e arrestuar dhe e ndaluar në Venecia, me paratë gati për të lundruar drejt Shqipërisë ku pritej nga drejtuesit e organizatës. Dhe u gjetën 34 kg marijuanë, sërish në një makinë në Modena si dhe tre kg kokainë në një automjet tjetër në Reggio Emilia.