Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pritet të zhvillojë sot një takim me krerët e dy grupeve parlamentare, Taulant Ballën e Enkelejd Alibeajn.
Burime për median bëjnë me dije se mbledhja do të mbahet rreth orës 10:30.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Kim u takua me kreun KQZ-së Ilirjan Celibashi, Monika Kryemadhi, Damian Gjiknuri, Jorida Tabakun.
Kim ka diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion. Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave.