Një 39-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi qarkullonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Shtetasi me iniciale J.M., akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Ekol”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”.
Qarkullonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike me vete, vihet në pranga 39-vjeçari.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ekol”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– J. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Polisicë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe një lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.