Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Institutin Kombëtar Demokratik.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Veliaj shkruan se takimet janë mbajtur në kuadër të teknologjisë dhe angazhimin në demokraci.
Postim i plotë:
Shumë frymëzues takimi me miqtë tanë të Institutit Kombëtar Demokratik në Uashington??, me të cilët diskutuam se si qytetet tona mund të luajnë një rol më të rëndësishëm për rininë?♀️, teknologjinë dhe angazhimin në demokraci, siç po bëjmë me TUMO Tirana?.
Faleminderit mikut tim, Derek Mitchell, për mikpritjen dhe interesin e madh për promovimin e Ballkanit Perëndimor?.