Sulmi kibernetik/ Berisha thirrje NATO-s: Na ndihmoni! Kërkojmë specialistë të duhur për të kapërcyer agresionin

Kreu i PD, Sali Berisha është duke mbajtur konferencën e përjavshme me gazetarët, ku këtë herë fokus ka pasur sulmin kibernetik.

Berisha i ka bërë thirrje NATO-s që të ndihmojë vendin tonë, duke ofruar specialistë të duhur për të kapërcyer këtë agresion.

Sakaq shtoi se Irani nuk do ta fitojë këtë betejë dhe se Shqipëria do të dalë nga ky rrezik i madh.

“I bëj thirrje NATO-s, SHBA me një ekip të gjithanshëm, specialist të fushave të ndryshme të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer këtë agresion. Dënoj gjithashtu përdorimin e këtyre sistemeve, kundër atyre të Kosovës. Kemi të bëjmë me një agresion ndaj dy vendeve. Shqipëria ka nevojë për një ndërhyrje urgjente për ristabilizimin e këtyre sistemeve. Koreja e Veriut sulmohej në shumë sukses, por pa sukses pasi ka mbrojtje të fortë kibernetike. Rama e shkriu sistemin, pasi i quajti spiunë dixhitalë. Thirrja ime është të na ndihmojnë. Irani nuk do e fitojë këtë betejë, nuk do intimidojë. Jemi në fushën e sigurisë kombëtare, padiskutim sot për Europën e botën, Vladimir Putini është rrezik i madh për paqen e stabilitetin. Në kuadrin e debateve të shpërthyera këto ditë të fundit, ne deklarojmë:

PD është forcë e parë politike në Europën e ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin në Nato;

PD në qeveri është ndër vendet më të para që ka firmosur partneritetin e Paqës me Naton;

PD është forca që ka vendosur territorin e saj në dispozicion të dronëve të para në vitin 1993”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *