Zv. Kryeministrja Belinda Balluku ka folur për ankandin e erës të hapur në korrik 2021 dhe që është mbyllur në qershor 2022.
Me anë të një prononcimi për mediat Balluku, tha se kemi arritur në një numër prej 6 kompanish që do të vlerësojmë kushtet financiare që do të bëhet live.
“Këto do jenë parqet e para në Shqipëri. Shuma totale e prodhimit do te jetë 150 megavat orë. Do të kërkojmë nga kompanitë që të përfundojnë sa më shpejt punën. Nuk e dinim që do të kishte një krizë energjie kur ne e kemi nisur punën për parqet.
Në fazën e parë, ku morën pjesë 17 kompani kryesisht ndërkombëtare, ne kemi arritur në një numër prej 6 kompanish që do të vlerësojmë kushtet financiare që do të bëhet live. Pra nga faza e parë për kushtet teknike janë fitues 6 kompani të huaja e një konsorcium shqiptar. Janë kompani Franceze, gjermane, turke, turke dhe shqiptare”, tha Balluku.