Bashkia e Lezhës del me njoftimin emergjent, ja çfarë pritet në fundjavë

Bashkia e Lezhës ka dalë më një njoftim zyrtar, ku thekson se qyteti mund të përmbytet në çdo rast pasi priten reshje të dendura shiu.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bashkia shkruan se për çdo rast emergjence qytetarët rast të njoftojnë në numrin e posaçëm të telefonit për ndihmë nga ekipi i emergjencës.

Postimi i plotë:

Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje. Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h. Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit  068 33 12 049.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *