Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se nga data 1 nëntor do të hapen aplikimet për të gjithë qytetarët që duan të vendosin panele diellore.
Gjatë fjalës së saj, Balluku njoftoi se thirrja do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët dhe nuk përbën diferencë nëse është shtëpi private apo pallat.
“Për panelet diellore për ngrohjen e ujit, për ne nuk përbën diferencë nëse është në pallat apo shtëpi private. Do ketë një aplikacion elektronik transparent ku qytetari do shikojë se i sati është në aplikim. Aplikimet e para janë 2000, por këtë numër e kemi vënë për efekt të numërimit. Pastaj sa të përmbushen aplikimet e para, do hapim thirrje të tjera”, u shpreh Balluku.