Këto dy ndeshje janë të fundit në kuadër të ciklit të sivjetmë të Ligës së Kombeve. I rikthyer në grumbullim me Kosovën është Leart Paqarada, kurse Giresse ka ftuar edhe tre futbollistë të Superligës së Kosovës.

Bëhet fjalë për Ilir Krasniqin, Lindon Emerllahun dhe Lumbardh Dellovën. Për herë të parë është ftuar edhe Shkëlqim Vladi. Vladi luan qendërsulmues dhe është pjesë e Aarau të Zvicrës. Ai është 21 vjeçar.

Capture

Stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën, më 19 shtator, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndërkaq, përzgjedhësi Alain Giresse do të paraqitet në konferencë për media, të martën, në orën 13:00.