Kriza ekonomike në Europë/ Paundi arrin pikën më të ulët në 4 dekada

Frika se ekonomia britanike është tashmë në recesion është rritur pasi uljet e shitjeve me pakicë në vend shkaktuan një rënie të madhe të paundit në tregjet ndërkombëtare. Kjo gjë e çon atë në nivelin më të ulët të 37 viteve kundrejt dollarit amerikan.

Me pagat mesatare në Mbretërinë e Bashkuar që vazhdojnë të bien prapa çmimeve në rritje, Banka e Anglisë pritet të rrisë normat e interesit javën e ardhshme, sterlina ra me më shumë se 1% kundrejt monedhës amerikane në 1,135 dollarë, më e ulëta që nga viti 1985.

Paundi gjithashtu arriti në nivelin më të ulët në 17 muaj kundrejt euros, ku 1 € këmbehej me 87,66 p.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *