U kap në video duke blerë vota, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kandidatin e LSI-së Etjon Gjoka

Ish-kandidati i LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit të 20021 Etjon Joka është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Joka u arrestua në Tiranë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” pasi u filmua duke shpërndarë para.

Dy ditë para zgjedhjeve u publikua dhe një video ku Joka shfaqej duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë. Ish-kandidati i LSI u shfaq teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.

Po ashtu në të njëjtën video, Elis Babo vijonte pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve. Bashkë me ish-kandidatin e LSI-së është dënuar edhe Elis Babo, ky i fundit gjithashtu ka marrë dënimin me 1 vit burg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *