Tirana rikthehet te fitorja dhe e bën ndaj Teutës me rezultatin 4-0. Kampionët në fuqi e zgjidhën në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e të dytës, kur i shënuan të tre golat e kësaj sfide.
Redon Xhixha “ia di” Teutës, që e ka ndëshkuar tetë herë me Laçin dhe Tiranën. Sulmuesi e zhbllokoi rezultatin në minutën e 43-të me një goditje nga jashtë zone, që shtangu portierin Qirko.
Tirana e nisi “zjarr” pjesën e dytë, duke shënuar golin e dytë me Florent Hasanin. Mesfushori me tipare sulmuesi nuk fali pas një pasimi të brazilianit Patrick.
Një gol qetësie, që nuk është se e frenoi Tiranën. Skuadra kryeqytetase shënoi golin e tretë e të katërt (me penallti), sërish me Redon Xhixhën që shkon në kuotën e 5 golave në kampionat dhe kryeson listën e golashënuesve për momentin.
Tre pikë të arta për Tiranën, që ngjitet në vendin e dytë në pritje të dueleve të tjera të kësaj jave të Superiores. Durrsakët vijojnë të mos fitojnë, teksa në 5 javë kanë dy humbje e tre barazime dhe renditen të parafundit.