David Beckham ka mundur më në fund që t’i bëjë nderimet monarkes më jetëgjatë të Britanisë, Mbretëreshës Elizabeth II. Ai priti me orë të tëra në radhë me anëtarët e publikut për të parë arkivolin e Madhërisë së saj të ndjerë.
Trupi i pajetë i Mbretëreshës prej disa ditësh ndodhet tashmë në Westminster Hall, pjesa më e vjetër e Pallatit të Westminsterit, përpara funeralit të saj të hënën, 19 shtator.
Sipas Sky News, ish-kapiteni i futbollit anglez qëndroi në radhë për 13 orë për t’i dhënë lamtumirën mbretëreshës. Pamjet tregojnë Beckham duke hyrë në sallën historike, pasi hoqi kapelën që mbante teksa qëndronte në radhë.