VIDEO/ Nga djegia e tabelave ruse, te lyerja e portretit të Putinit me bojë, mënyrat që ukrainasit kanë zgjedhur për të treguar se kanë kontrollin e zonave të çliruara

Prej ditësh kundërofensva e forcave ukrainase ka dhënë rezultate të rëndësishme duke sjellë çlirimin e një sërë zonash të cilat deri tani ishin nën pushtimin rus.

Pamjet nga pritja që banorët e këtyre zonave i kanë bërë ushtarëve çlirimitarë, janë bërë virale në rrjet. Megjithatë ushtarët dhe qytetarët ukrainas kanë gjetur mënyra të ndryshme për të treguar se këto toka janë tashmë nënë kontrollin e tyre dhe ushtria e Putinit nuk mund të terrorizojë më qytetarët.

Në pamje të shpërndara nga agjencia e lajmeve Nexta, shihet se si ushtarët e Zelenskyt rilyejnë një instalacion i cili ishte lyer me ngjyrat e Rusisë. Tashmë instalacioni në Kupiansk është lyer në ngjyrat e flamurit ukrainas, e verdhë dhe blu.

Një tjetër akt që tenton të tregojë se tashmë ukrainasit janë zotër të tokës së tyre, është djegia e tabelave të vëna nga rusët. në një nga pamjet duket se si ushtarët qëllojnë me molotov një tabelë ku shihet flamuri rus.

Ndërkohë, disa persona të pa indentifikuar kanë lyer me bojë të kuqe portretin e presidentit rus Vladimir Putin në Krimea.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *