Këngëtarja Mariola Kaçani ka folur për jetën e saj si kurrë më parë.
Mariola ka treguar ndjesinë e mëmësisë dhe familjen e re, pas ardhjes në jetë të djalit.
Sakaq pohon se njohja me bashkëshortin e saj ka nisur në kohën e pandemisë dhe ka qenë dashuri me shikim të parë.
“Unë me Aldon kemi qenë shokë fillimisht. Na ka lidhur më saktë një koncert që është organizuar dikur. Aldo ishte ndërmjetës, e më pas palestra, se Aldo është marrë me palestër. I thosha do vij të bëj palestër. Aty u njohëm, u bëmë shokë. Kishim vite që njiheshim. Para Covid-it rastësisht takohemi në një kafe dhe aty lindi çdo gjë. Është ai libri në kohën e kolerës, ne e kemi dashuri në kohën e pandemisë. Aty ka lindur gjithçka, historia jonë, në kohën e pandemisë. Pandeminë e kemi kaluar bashkë”, tha ajo.