17 shtatori shënon me Ditën Botërore të Pastrimit përmes të cilës synohet mobilizimi i qytetarëve, institucioneve, biznes në aksione pastrimi (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.
Ndotja e hapësirave urbane, rurale, maleve, fushave, lumenjve, liqeneve, bregdetit, tashmë është kthyer një nga problematikat kryesore të ndotjes jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri.
Çdo qytetar mund të bëhet pjesë e kësaj iniciative me vetëm 4 hapa të thjeshtë:
- ️ Zgjidhni vendin ku do të zhvilloni aksionin tuaj;
- Pastroni mbeturinat në lagjen, qytetin, fshatin ku ju jetoni ose punoni si dhe në zonat turistike, bregdet, lumenj e liqene;
- Hidhni mbeturinat e mbledhura në koshin më të afërt.