Megi Pojani dhe Endri Çekiçi janë përfolur prej kohësh për një histori dashurie të mundshme, teksa ndjekësit e tyre përpiqen kohë pas kohe të kapin detaje nga postimet e tyre në Instagram, sidomos gjatë udhëtimeve të blogeres në Turqi, për të konfirmuar romancën, duke qenë se ata vetë nuk kanë pranuar ende asgjë.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa Megi bashkë me motrat e saj ndodhen në Stamboll. Fansat mendojnë se kjo është vizita e radhës për të takuar futbollistin, madje për ta prezantuar edhe me pjesëtaret e tjera të familjes.
E nëse është kështu, Megi i ka sjellë shumë fat partnerit, duke qenë se në ndeshjen e Koniasporit ndaj gjigandëve të Galatasaray, ai ka arritur të shënojë një super gol. Në minutën e 15-të të ndeshjes Çekici ka shënuar gol nga një distancë e konsiderueshme duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.
Galatasaray 1-(1) Konyaspor – Endri Çekiçi (Great goal)
byu/HaagseProfeet insoccer
Nuk e dimë nëse Megi ka qenë e pranishme në stadium për ta ndjekur nga afër, por prania e saj në Turqi patjetër që i ka sjellë shumë fat futbollistit. Pas përfundimit të ndeshjes mesfushori ka folur për mediat, ku është shprehur se golat nga distanca janë një dhuratë që ia ka dhënë Zoti. “Shënova me një talent të dhuruar nga Zoti që fëmijë. Luajtëm shumë mirë, por nuk kishim fat. Nuk jam i lumtur, sepse nuk fituam”,- ka thënë Endri Çekiçi.
Ndërkohë sa i takon Megit, rikujtojmë se do të jetë pjesë e “Dancing With the Stars”. Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e show-t televiziv në rrjetin social Instagram. “Një showgirl si Megi! Kudo provokuese, por sa do të arrijë ta joshë jurinë e #DWTS? Suksese Megi!”- shkruhet në postim.