Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë.
Mësohet se bashkatdhetari i tij, ka qëlluar drejt të riut ku për pasojë është plagosur dhe një 30-vjeçar.
Mediat italiane bëjnë me dije se shkak për ngjarjen të ketë qenë një grua. Mësohet se pas sherrit mes të rinjve, 34-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar fillimisht 30-vjeçarin, duke e lënë të plagosur. Më pas pjesëmarrësit e tjerë të festës rrethuan sulmuesin, i cili qëlloi disa herë të tjera dhe një nga plumbat kapi 23-vjeçarin.
I riu ka ndërruar jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano-s, pasi plumbi i kishte dëmtuar arterien karotide.
https://www.priza.al/2022/09/17/sherr-ne-itali-vritet-nje-23-vjecari-shqiptar-u-qellua-nga-bashkatdhetari/