Ekziston një perceptim popullor se pirja e ujit gjatë ngrënies së ushqimit ose menjëherë pas tij mund të ndikojë në tretjen tuaj. Shumë ekspertë sugjerojnë të prisni të paktën gjysmë ore pas ngrënies, përpara se të pini ujë. Por ndonjëherë ndërsa i rezistoni me sukses dëshirës për të pirë ujë gjatë kohës që konsumoni vaktin tuaj, mund të harroni plotësisht të pini për orë të tëra dhe në të gjithë këtë proces të humbni 2-3 orë të ditës. Kjo mund t’ju lërë të dehidratuar.
Nutricionistja Bhuvan Rastogi tregon nëse duhet të shmangni vërtet ujin para, gjatë dhe pas konsumimit të vaktit tuaj. Rastogi tha se nuk ka asnjë provë shkencore që të mbështesë idenë se nuk duhet të pini ujë gjatë kohës së ngrënies.
“Shumë besojnë se pirja e ujit gjatë ushqimit hollon enzimat e tretjes dhe ndikon në tretje. Nuk ka absolutisht asnjë provë shkencore deri tani për ta mbështetur këtë ide, kështu që konsiderojeni këtë si jopërfundimtare”,- ka thënë Rastogi.
Ajo gjithashtu tha se mos konsumimi i ujit pas ngrënies, në fakt mund të zvogëlojë marrjen e sasisë së përgjithshme të ujit. Dehidratimi është vërtetuar tashmë se çon në pasoja të tmerrshme, si: kapsllëk kronik, aciditet, gurë në veshka, e të tjera.