Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedim, ku do t’i përgjigjet pyetjeve që qytetarët i kanë drejtuar në rrjetin social ‘Facebook’.
Rama i është përgjigjur komentueses e cila ka kërkuar rritje të pensioneve, ku theksoi se qytetarët nuk do mjaftohen sado që qeveria të ngrerë vlerën.
Pyetje: Pse nuk rrisni pensionet?
Rama: Kjo është një çështje shumë sensitive, është shqetësimi im i përditshëm. Sado lart të jetë pensioni, ata nuk do thonë që është mjaft. Ne kemi ndërhyrë për herë të parë, duke riindeksuar pensionet dy herë brenda vitit. Ne kemi një rritje, afro 10% krahasuar me më parë.
Pensioni është rritur me 15 mijë lekë, është më shumë nga çfarë ishte. Çdo rritje është në lidhje me përballimin e situatës.