Kërkohet vendi i parë mes dëmtimeve, Edy REJA: Harmonia s’na mungon, nuk i dua lojtarët në tribunë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në 24 dhe 27 shtator dy ndeshjet e fundit në Nations League. Kuqezinjtë e Edy Rejës udhëtojnë në Izrael në 24 shtator, teksa tre ditë më vonë në “Air Albania” luhet ndeshja me Islandën.

Dje, italiani i stolit bëri publike edhe listën e lojtarëve të grumbulluar, në të cilën ka shumë mungesa. Përpara grumbullimit të së hënës, trajneri Reja ka dalë në një konferencë për mediet.

“Mungesat dhe dëmtimet – Nuk janë ndeshje të vështira por të rëndësishme për destinacionin tonë. Në këto dy sfida duhet inpenjim i madh. Nuk kemi lojtarë të rëndësishëm nga dëmtimet, kemi lojtarë të tjerë që duan të fitojnë besimin dhe ne e dimë se vlejnë. Duhet të kemi shpirtin e duhur. Do shkojmë me bindje në ndeshjen e parë të marrim maksimumin.

Gjimshiti, Kumbulla dhe Çekiçi – Çekiçi doli për një problem muskular, do vijë këtu dhe do shohim nëse do e kemi pas kontrolleve të mjekut. Edhe Bare do jetë për një kontroll këtu.

Jemi në një moment të rëndësishëm, edhe me Poloninë kur ishte e njëjta situatë, na ndodhën ato dëmtme. Nuk i donim këto dëmtime, por jemi këtu dhe gjallë për shansin tonë. Hoxhallari dhe Anis Mehmeti – Jam i detyruar për të bërë zgjedhjet e momentit. Hoxhallari luan majtas, kemi probleme në qendër të mbrojtjes. Mihaj, Veseli dhe Ajeti janë në formë të mirë. Aty i kemi problemet. Hoxhallari më pëlqen, por vlen majtas ku nuk kemi probleme. Është në listën e pritjes, do mbështetemi aty nëse na duhet. Dua 23-24 lojtarë, sepse nëse marr më shumë disa shkojnë në tribunë dhe nuk dua t’i mërzis. Mbështetem te lojtarët që njoh, nuk dua eksperimente. Objektivi për grupin – Nëse fitojmë në Izrael dhe këtu, jemi në krye. Jemi në lojë me dy fitore. Lojtarët janë me eksperiencë, mendoj se do ja dalim. Aspekti karakterial është i rëndësishëm. Izraeli është i fortë, kemi bindjen se atje do bëjmë mirë me këtë ekip që kemi.

Sulmi dhe golat – Ideja ime është që në fushë të kem një ekip të ekuilibruar. Bajrami dhe Çekiçi po luajnë mirë, por Çekiçi pësoi një dëmtim. Na duhen edhe ekuilibrat pas, jo vetëm të mendojmë për sulmin. Do shohim gjatë javës dhe do gjejmë zgjidhje sesi do ia dalim. Presioni i objektivit – E thashë më parë, të gjithë po mendojmë për Izraelin. Ka lojtarë të mirë, e pamë edhe në ndeshjen këtu. Për të luajtur në këto nivele na duhet një personalitet i madh. Do shoh në stërvitje kush është mirë fizikisht dhe gati për të qenë në fushë. Ka presion edhe kur luajmë në shtëpi. Duhet të jemi pozitivë dhe të kemi bindjen se do ja dalim. Klima në ekip – Harmonia në ekip ka qenë edhe është. Ka edhe lojtarë që mërziten dhe kjo është normale. I kam thënë lojtarëve që të jenë gati. Paraqitjet e disa lojtarëve në ndeshjet e fundit mund të mos kenë qenë më të mirat. Nuk na lejohen më gabime, i falëm golat Izraelit dhe nga gabimet. Këtu duhet të korrigjohemi. Grupi ka funksionuar, këtë e them me bindje. Ka pasur gjëra të vogla që do i diskutojmë në analizë”, tha Reja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *