Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth pezulloi çdo gjë në Britaninë e Madhe dhe Premier League shtyu të gjitha ndeshjet e javës së fundit. Futbolli u rikthye në Angli me 2 ndeshjet e ditës së djeshme dhe sot zbresin në fushë edhe “big-ët”. Manchester City do të gjejë përballë ekipin e Wolves për të synuar fitoren e radhës dhe vendin e parë në tabelë. Guardiola ka zgjedhur lojtarët më të mirë të mundshëm për të mposhtur Wolves dhe Haaland e nis si gjithmonë titullarë në kërkim të rekordeve.