18 vite më parë debutoi me Francën, ndërkohë që tani ai mendon se do të kishte dashur të merrte një tjetër vendim. Patrice Evra di si t’i trazojë ujërat dhe e ka bërë edhe më parë.
“Nëse do të mund të kthehesha pas në kohë, do të zgjidhja të përfaqësoja vendin tim të lindjes, Senegalin, në vend të Francës”,- shprehet Evra.
“Kur isha i ri, prindërit më dhanë mundësinë të zgjidhja vetë kombëtaren me të cilën doja të luaja. Kisha lindur në Senegal, por zgjodha Francën, vendin ku u rrita. Më vonë e kuptova se zgjedhja u bë politike”,- shtoi futbollisti.