‘Boshatisja’ e shkollave/ PL: Shifrat zyrtare po zbulojnë dramën e shpopullimit, qeveria ka dështuar

Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me uljen e numrit të nxënësve në shkolla.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PL-së Erisa Xhixho tha se shifrat zyrtare po zbulojnë dramën e shpopullimi, ku nxënës të pamotivuar po i largohen vendit çdo ditë.

Sakaq shtoi se qindra shkollave në Shqipëri u mungon uji, ngrohja, kabinetet, kompjuterët dhe se me arsimin po bëhet veç propagandë.

“Shifrat zyrtare në këtë fillim viti shkollor zbulojnë dramën e shpopullimit dhe dështimin shume te rende të kësaj qeverie në arsim. Sepse kjo qeveri e sheh zhvillimin tek krimi dhe jo tek arsimi.

Vitin shkollor që nis me shkollat me turne, mungesën e ngrohjes, mungesën e laboratorëve, librat e përdorur që nuk i hyjnë në punë askujt e shoqëron si çdo vit ikja masive e nxënësve.

Shifrat janë të pakundërshtueshme. Po humbim e pakësohen nxënës përditë, por pavarësisht kësaj, cilësia e arsimit sa vjen e bie. Mësuesit nuk motivohen dhe janë të keqpaguar, ndërsa profesorët e universiteteve injorohen kur kërkojnë të paguhen sa homologët e tyre në Kosovë.

Qindra shkollave në Shqipëri u mungon uji, ngrohja, kabinetet, kompjuterët. E ndërkohë janë shpenzuar 3.5 ,milion euro për tabletat digjitale. Kjo qeveri duhet të japë llogari ku kanë shkuar paratë? …

Në klasën e parë propagandojnë futjen e lëndës së TIK, për teknologjinë e informacionit, ndërkohë që “SMART LAB”, pra ngritja e laboratorëve informatikë, nuk do te jete në gjithë shkollat e vendit por vetëm ne 100”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *