Misteret e magjisë, e cila i tejkalon kufijtë e dijes në të cilën jeton shumica e njerëzve, asnjëherë nuk janë zbuluar deri në fund.
Magjia ka ekzistuar prej mijëra vitesh ku persona të caktuar përdorin energjinë negative për t’u bërë keq njerëzve që nuk i duam. Megjithatë magjistarët përdorin aftësitë e tyre për dy lloje magjish, të bardha dhe të zeza.
Magjia vepron me anë të simboleve, fjalëve, kërcimeve apo edhe tingujve. Shpesh herë për gjithçka që na ndodh e që nuk mund ta shpjegojmë themi se mund të na kenë bërë magji.
Personat që besojnë tek magjitë shprehen se disa nga shenjat e saj janë: Mpirje të disa pjesëve të trupit, nxehtësi në trup, ose ftohje e pashpjegueshme. Disa të tjerë ndiejnë shpim në pjesë të trupit, vështirësi në të ecur, dhimbje në fund të shpinës, dhimbje në shputat e këmbëve, dhimbje koke të vazhdueshme apo edhe vështirësi në frymëmarrje. Të tjera raportime flasin për shkëlqim të lartë në sy, dëgjimi i zërave të pakuptueshëm, ndjesia që po kontrollohesh, ndjesia se po të thërrasin, ëndrra të trishtueshme, veçanërisht me qen, gjarpërinj apo mace. Ka edhe nga ata që flasin për njolla në trup, dyshim në çdo gjë, harresa e tepërt, humbja e dëshirës për të punuar, humbja e dëshirës për të qëndruar me njerëz, rrahje e shpejtë e zemrës e papritur, fillon të qash pa shkak, etj.
Shumë persona me këto simptoma shkojnë tek mjeku, por nuk gjejnë zgjidhje, edhe pse shpesh herë faji i lihet stresit të lartë. Shumë persona shpesh herë shprehen se nuk besojnë në magji, megjithatë përsëri kanë frikë prej saj.