Një 52-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Shtetasi me iniciale M.M., pasi ka ushtruar dhunë e ka kërcënuar dhe me thikë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 52 vjeç, banues në Kreshpan, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.