Dita e tretë e takimeve/ Veliaj nga Uashington: SHBA e pakursyer ndaj Shqipërisë, gjithmonë me derë të hapur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është duke zhvilluar disa takime në Shtetet e Bashkuara, ku sot është takuar me senatorin e Texasit, John Cornyn, si dhe kongresmenet Carolyn Maloney dhe Elissa Slotkin.

Veliaj tha se këto kanë qenë ditë shumë intensive, ku theksoi se Shqipëria është një anëtarë dinjitoze e NATO-s.

Sakaq shtoi se vendit tonë nuk do t’i mungojë mbështetja e SHBA-së për të përballuar sfidat.

Kemi pasur tre ditë intensive në Uashington, ku theksi është te Shqipëria dhe avancimi që ka bërë në shumë fusha, si në zhvillimin ekonomik, ashtu edhe si një anëtare shumë dinjitoze e NATO-s. Gjithashtu ka pasur vlerësime për qeverinë e Edi Ramës edhe për mënyrën sesi Shqipëria ka drejtuar të gjithë punën në Këshillin e Sigurimit kur ka pasur Presidencën, ose si një nga anëtaret më aktive, qoftë në çështje të Ukrainës, të Afganistanit, apo edhe në marrëdhëniet që ka pasur me opozitën iraniane që është në Tiranë. Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga senatorët dhe kongresmenët për të kuptuar çfarë dëmi dhe problematikash pati Shqipëria nga sulmi kibernetik. Më vjen mirë që të raportoj që jo vetëm qeveria dhe kryeministri ynë, por në fakt e gjithë popullata u solidarizua për të ruajtur dinjitetin e asaj që është virtyt shqiptar, të mbrojtjes së atyre që janë në rrezik, të qenit një vend i hapur, të ofrimit edhe të hapjes së derës së shtëpisë për ata që janë në nevojë. Kurrsesi kjo situatë nuk u kthye në një mënyrë për të argumentuar se Shqipëria duhet të mbyllet dhe nuk duhet të kryejë detyrimet dhe angazhimet e saj në momentin që sulmohet. Jam shpresëplotë që shumë prej takimeve do të materializohen në një ndihmë shtesë për mënyrën sesi Shqipëria mund të mbrohet më shumë. Jam i sigurt që qeverisë sonë, kryeministrit tonë, nuk do t’i mungojë ndihma nga një aleat ideal si SHBA, që në fakt e kanë marrë shumë seriozisht dhe ka qenë ndoshta një nga pikat më të diskutuara në takimet tona, mënyra sesi Shqipëria e përballoi atë sulm mbi sistemet tona elektronike”, tha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *