Kreatorja e njohur shqiptare merr ftesën për ‘Javën e Modës’ në Vjenë

Kreatorja Flutura Dedinja ka marrë ftesën për të qenë e pranishme në ‘Javën e Modës’ që realizohet në Vjenë këtë vit.

Bëhet fjalë për “MQ VIENNA FASHION WEEK” në Vjenë që organizohet me iniciativën e  disa ideatorë, një formacion njerëzish kreativë me vizion për të realizuar një event mode në nivel ndërkombëtar. Qëllimi i “MQ VIENNA FASHION WEEK” është të vendoset si një vend qendror për modën, dizajnin dhe artin dhe të ofrojë një mundësi ideale për stilistët që të shfaqin dhe prezantojnë koleksionet e tyre.

Shfaqjet e modës, eventet dhe ekspozitat mbi temën e modës janë po aq në qendër të vëmendjes sa edhe prezantimi i dizajnit të modës austriake dhe ndërkombëtare.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *