Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi ka mashtruar disa qytetarë duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash. Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij pasi ka marrë kallëzime, 54-vjeçari S.P. akuzohet për vepren penale “Mashtrimi”.
Dyshohet se S.P. përvetësoi shuma të konsiderueshme parash nga E. P., 36 vjeç dhe A. B., 61 vjeç.
Arrestimi u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.