Augsburg shënoi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon me një fitore monumentale 1-0 ndaj Bayern Munich, që tani shkon në katër ndeshje radhazi në kampionat që nuk fiton.
Bayern arriti një fitore të rëndësishme ndaj Barcelonës në mesjavë, por ata udhëtuan në Augsburg në mes të një minikrize në Bundesligë pasi barazuan tre ndeshje radhazi. Një pjesë e parë e dominuar nga bavarezët, por pa mundur që Sane apo Muller të gjenin rrugën e rrjetës.
Kishte një ndjenjë pas rifillimit të ndeshjes se bavarezët kishin vendosur kontrollin, pasi filluan të krijonin një mori rastesh. Megjithatë, ashtu siç dukej se Bayern ishte në prag të golit, vendasit do të shënonin të parët me Mërgim Berishën. Me këtë disfatë Bayern Munich zbret në vendin e katërt në kuotën e 12 pikëve. Ndërsa në takimet e tjera, Borussia Dortmund fiton derbin ndaj Schalkes me shifrat 1-0. Goli i vetëm do të shënohej nga 17-vjeçari Moukoko në minutën e 79′.