Shqiptari plagos me thikë 62-vjeçarin në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kretë, Greqi ku për shkak të një sherri për motive xhelozie një shtetas shqiptar ka plagosur me thikë një shtetas grek i moshës 62-vjeç.

41-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar në Prokurorinë e Lasithit për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Shqiptari e ka goditur 62-vjeçarin me thikë në anën e majtë dhe të djathtë të qafës. Më pas, ai është larguar me vrap, por është vënë në pranga nga autoritetet greke.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *